News That Matters

Mehaj shkon në ShBA, bashkë me Kurtin ia mësyjnë Iowa-s

12/05/2022. 14:11

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj mbrëmë ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në ShBA.

Me këtë rast, Mehaj, së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, përveç tjerash, do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s.

Republika e Kosovës dhe shteti i Iowa-s, kultivojnë partneritetin e ngushtë ndërshtetëror tashmë mbi një dekadë dhe vizita përkatëse është në funksion të forcimit të mëtejmë të këtij partneriteti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron për vizitë në Amerikë nga e premtja e javës së kaluar tashmë është nisur nga San Francisko për në Dallas.

“Nga San Francisko vazhdojmë për Dallas për takime me komunitetin shqiptaro-amerikan investitorë potencial, e rreth energjisë e mbrojtjes”, ka shkruar Kurti në një story të publikuar në rrjetin social Instagram.

Gjatë qëndrimit atje, shefi i ekzekutivit kosovar zhvilloi takime me drejtues të kompanive të sektorit të teknologjisë së informacionit.

div.meta-author { display:none; }