News That Matters

Mehaj ka vizituar familjen e dëshmorit Malush Ahmeti

08/03/2022
Sot në Skënderaj, vizituam familjen e dëshmorit Malush Ahmeti, mjeshtrit të armëve dhe luftëtarit të pathyeshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në kohën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtëpia e tij bëhet bazë e përhershme e luftëtarëve të lirisë. Ai me dy djemtë e tij, Bedriun dhe Bahriun, ju bashkua radhëve të UÇK-së, duke shërbyer me përkushtim, ndershmëri e guxim.

Gjatë ofensivës së shtatorit të vitit 1998, paramilitarët serbë, vrasin djalin e tij Leotrimin i cili ishte vetëm shtatë vjeçar, ndërsa plagë merr edhe bija e tij, Fatmirja, 18-vjeçare. Megjithatë, edhe pas kësaj tragjedie të rëndë Malushi qëndron i fortë dhe i pathyeshëm. Ai vazhdon luftën dhe përballjen me kriminelët serbë deri në rënjen e tij heroike.

Falë luftës heroike të komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë luftetarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arrihet fitorja dhe liria e vendit tonë.

Lavdi e nderime të përjetshme!

div.meta-author { display:none; }