
02\03\2022 18:09
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është deklaruar rreth themelimit të Fondit për Sigurinë, për çka tha se është e domosdoshme që Ushtria e Kosovës të forcohet dhe se kjo më lehtë mund të bëhet duke e hapur këtë fond që do të jetë në shërbim të institucioneve të sigurisë së vendit.
Nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, Mehaj ka shprehur bindjen se qytetarët do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj nisme.
“Donacioni i secilit është i çmueshëm dhe i pa zëvendësueshëm. Vetëm së bashku mund të arrijmë qëllimin jetik – Ushtrinë tonë moderne dhe të pajisur sipas standardeve të NATO-së”, ka thënë ai.
Mehaj më tej ka thënë se Fondi i Sigurisë do të menaxhohet nga Ministria e Financave me transparencë dhe llogaridhënie të plotë. Fondi është hapur në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
https://www.facebook.com/watch/?v=330815159003545