News That Matters

Mehaj falenderon Madeleine Albright për deklaratën e saj para 23 vjetëve: Sot, momentumi i ri kërkon Kosovën në NATO

12/03/2022 13:01
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar sot deklaratën e para 23 viteve të Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila kishte thënë se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.

Ai ka shprehur mirënjohje dhe falenderim të përjetshëm ndaj Albright për vendimmarrjen që përcaktoi fatin historik të Kosovës.

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe sot momentumi i ri gjeopolitik e cilëson Kosovën në NATO si qështje të domosdoshme.
Postimi i plotë:
Mirënjohje dhe falënderim i përjetshëm për vendimmarrjen më të rëndësishme për fatin tonë historik, që ka emrin e Heroinës sonë Sekretares Amerikane të Shtetit, Zonjës së Madhe Madeleine Albright.

Sot 23 vjet më parë, ajo paralajmëroi gjithë Botën se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.
E sot, momentumi i ri gjeopolitik kërkon domosdoshmërisht,
Kosovën në NATO, sepse
Republika e Kosovës është gati dhe qytetarët e saj janë gati!
#KosovoInNATO

div.meta-author { display:none; }