
27/12/2021 12:34
Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë janë regjistruar nëntë rastet e para me variantin e ri të COVID-19, Omicron.
Për rastet e reja me Omicron në Kosovë, raportoi edhe Reuters, ku ndër të tjera, situatën me pandeminë COVID-19 në vend e ka cilësuar si të qetë në dy javët e fundit.
Kujtojmë se mbrëmë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 22 mostra të marra në periudhën 15-22 dhjetor, nëntë prej tyre kanë rezultuar se janë me variantin më të ri të COVID-19, Omicron.
Katër nga rastet me Omicron janë paraqitur në komunën e Mitrovicës, ndërsa dy raste janë importuar nga SHBA-të, dy raste nga Londra dhe një nga Franca.