
05/05/2022 11:54
Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 12:30, pasi nuk ka pasur kuorum për votimin e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Procesi i votimit është përcjellë me zhurma e fishkëllima nga ana e deputetëve të opozitës, teksa në votim morën pjesë vetëm përfaqësuesit e mazhorancës në Kuvend.
Ndër pikat tjera që priten të shqyrtohen në këtë seancë janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Mirëpo, deputetët e opozitës që në fillim të seancës kanë kërkuar formimin e komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike. Për këtë të fundit, mazhoranca ka ofruar versionin e saj, duke përsëritur qëndrimin se hetimi për rrymën duhet të nisë që nga 2008-a