
Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava ka njoftuar se është bërë kubëzimi i rrugës afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Tmava përmes një postimi në Facebook, tha se ky problem i përditshëm me të cilin janë ballafaquar qytetarët e Mitrovicës tani është rregulluar.
Postimi i plotë:
Sot bashkë me nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës z.Arian Tahiri inspektuam punimet për kubëzimin e rrugës afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare
Një problem i përditshëm me të cilin janë ballafaquar qytetarët e Mitrovicës tani është rregulluar. Ne çdo dite po aplikojmë politikat të cilat janë zgjidhje për problemet e përditshme të qytetarëve.


