
30/09/2021 10:17
Ditë më parë Robert Berisha uroi vajzën e tij për fillimin e vitit të ri shkollor.
Të hënën, Robert Berisha ka uruar vajzën për fillimin e vitit të ri shkollor
Berisha ka publikuar në Instastory një foto ku shihet vajza e tij, Renee, e veshur me një palë xhinse dhe një bluzë të shkurtër.
Faqja “Vipat e Bllokut” në Instagram, ka publikuar komentet e ndjekësve të cilët e kanë kritikuar Robertin për veshjen e vajzës.
Pas kësaj, Roberti ka sqaruar se fotoja nuk është shkrepur në ambiente të shkollës, por në lagjen ku ai dhe vajza banojnë. Ai ka shtuar se në shkollën ku Renee vijon mësimet, ka uniformë të cilën e veshin të gjithë.