
06/01/2022 22:02
Fahri Musliu ka njoftuar dje se me datë 11 Janarë do të promovohet Botimi i Dytë i Monografisë, kushtuar aktorit me famë botërore, me titull: “BEKIM FEHMIU – Odiseu i Kosovë”.
“Promovimi do të mbahet në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës, nga ora 12:00”thuhet në njoftim
Njoftimi i plotë:
N J O F T I M
Miq të dashur ju njoftojmë se më 11 Janar, 2022 – ditën e martë, promovohet Botimi i Dytë i Monografisë, kushtuar aktorit me famë botërore, me titull: “BEKIM FEHMIU – Odiseu i Kosovë”.
Promovimi do të mbahet në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës, nga ora 12:00
Për librin do të flasin:
1. Prof. Dr. – Migena Arllati
2. Profesor – Fadil Hysaj
3. Prof.Dr. – Ilir Muharremi
4. Fahri Musliu – Autor
Organizator: “Fondacioni Bekim Fehmiu”
Hyrja është e lirë.
Për shkak të masave anticovid numri në sallë është i kufizuar në 160 veta.
Ju mirëpresim.