
20/01/2022 | 13:30
Ministrja e Arsimit në Shqipëri Evis Kushi ka njoftuar se do të mbyllin shkollat nga java e ardhshme.
Përmes një postimi në Facebook, Kushi ka njoftuar se kjo mbyllje po bëhet për shkak të temperaturave tepër të ulëta, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ajo ka shtuar se orët e humbura do të zëvendësohen.
“Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius. Për këtë arsye, duke qenë se prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore”, ka shkruar Kushi në Facebook.