News That Matters

Mbretëresha nuk do të marrë pjesë në samitin për ndryshime klimatike

27/10/2021 08:48

Mbretëresha nuk do të marrë pjesë në samitin për ndryshime klimatike COP26 në Glasgow pas këshillave mjekësore për të pushuar.

95 vjeçarja iu nënshtrua kontrollove paraprake mjekësore në spital të mërkurën e kaluar pasi anuloi një vizitë në Irlandën e Veriut.

Ajo rifilloi angazhimet publike të martën duke u takuar me ambasadorët përmes lidhjeve live nga Kështjella Ëindsor. Buckingham Palace tha se ajo “me keqardhje” vendosi të mos marrë pjesë në një pritje në samit.

Kuptohet që Mbretëresha dëshiron shumë që COP26 të rezultojë në veprime kuptimplota për ndryshimet klimatike nga vendet pjesëmarrëse dhe shpreson që mungesa e saj të mos përdoret nga të tjerët si arsye për të mos marrë pjesë.

div.meta-author { display:none; }