
12/09/2021 13:00
Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje në forme elektronike ku po diskutohet për masat e reja anti-COVID.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Qeveria është duke mbajt një mbledhje elektronike ku do të votohen masat e reja kundër pandemisë. Mbledhja pritet do të përfundojë gjatë pasdites. Me të përfunduar, do të ju njoftojmë për vendimet e miratuara”, ka thënë Kryeziu.
Në anën tjetër, në takimin e ministrit Vitia me Asociacionin e Komunave të Kosovës ishte bërë me dije se fillimi i vitit të ri shkollor do të shtyhet edhe për dy jave.
Poashtu kryetarët e komunave ishin njoftuar edhe për disa masa të reja, por për të cilat duhet të vendos qeveria në mbledhjen e sotme.
Kujtojmë se vendimi i fundit i Qeverisë ishte që masat e fundit të vlenin deri më datë 13 shtator.