
19/10/2021 10:20
Kuvendi i Kosovës, me fillim nga ora 10:00, do të mbajë seancë të rregullt plenare.
Në rend dite janë 25 pika ku do të shqyrtohen një numër shumë i madh i projektligjeve të reja apo plotësim-ndryshimi i tyre.
Deputetët pritet ta bëjnë edhe shqyrtimin e raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020, dhe atë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.