News That Matters

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet Ligji për Festat Zyrtare

13/06/2022. 11:42
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka nisur mbledhjen e radhës, ku do të caktohet seanca e re plenare.Pikë e parë e rendit të ditës është votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale.

Do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbalit i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale.
III. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:
Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:
Votimi i mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
VI. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5, 11, 13 maj dhe 6 qershor 2022:
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022,
Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.
VII. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 26 maj dhe 6 qershor 2022:
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,
Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
VIII. Konfirmimi i rendit të ditës për seancë plenare të radhës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Markat Tregtare,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pyjet,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,
Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,
Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,
Emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,
Përzgjedhja e kandidatit për një anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë,
Shqyrtimi i raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

div.meta-author { display:none; }