
13/06/2022. 22:42
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren Donika Grvalla, për takimin e rregullt koordinues për politikën e jashtme.
“Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, koordinimin me shtetet mike, si dhe për zhvillimet e fundit lidhur me dialogun me Serbinë”, thuhët në postimin e Presidences në Facebook.
Lajmi është bërë i ditur në një komunikatë nga Zyra e Presidentes.