
24/10/2021 11:41
367 tiketa për mosrespektim të ligjit kundër COVID-19 janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme nga ana e Policisë.
Pikërisht dje, Qeveria ka miratuar masat e reja anti-COVID, duke e zgjatur orarin e qarkullimit për dy orë.
Kështu, ora policore do të jetë në zbatim nga mesnata (00:00) deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Një nga masat esenciale që Qeveria nuk e ka ndryshuar, por ka bërë thirrje për t’u respektuar, është mbajtja e maskës dhe distancës.