News That Matters

Mbajtja e Këshillit të Sigurisë, ja se çka u diskutua

25/09/2021 23:03

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës është shqyrtuar situata e sigurisë në Kosovë pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë, trasmeton “Radio-Ylberi”

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

div.meta-author { display:none; }