News That Matters

Mbahet mbledhja e 2-të e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa, ja cilat vendime u morën

04/02/2022 21:30
Eshtë mbajtur mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku u miratua draft-buxheti 2022-2024 popozim-vendimi për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2021 në buxhetin e vitit 2022 dhe raporti i tubimit të Kryetarit të Komunës me publikun, shkruan “Radio-Ylberi”.

Përmes një postimi në Facebook, Drejtoresha Drejtorisë së Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, Igballe Islami, tha se qytetarët e Mitrovicës do të kenë një Buxhet të Komunës ku çdo dikaster do të jetë i përfshirë, dhe do të ketë investime kapitale në çdo lokalitet ku jetojnë.

Ajo shtoi se Draft Buxheti do të procesohet në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal duke i inkorporuar edhe propozimet e anëtarëve të Komitetit.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e 2-të të jashtëzakonshme të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), në mënyrë unanime u miratua:
• Draft-Buxheti 2022-2024;
• Propozim-vendimi për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2021 në buxhetin e vitit 2022 dhe raporti i tubimit të Kryetarit të Komunës me publikun.

Si drejtoreshë e Drejtorisë së Financave dhe Zhvillimit Ekonomik jam shumë e lumtur që tani qytetarët e Mitrovicës do të kenë një Buxhet të Komunës ku çdo dikaster do të jetë i përfshirë, dhe do të ketë investime kapitale në çdo lokalitet ku jetoni, e përgëzoj Kryetarin Bedri Hamza dhe kolegët për punën.
Draft Buxheti do të procesohet në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal duke i inkorporuar edhe propozimet e anëtarëve të Komitetit, të cilët i falenderoj për bashkëpunimin dhe miratimin e Draft- Buxhetit Komunal 2022-2024.
Së bashku do të bëjmë më të mirën për qytetin tonë.
Kërkoj nga Asambleistët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës që përmes votimit ti japin dritën e gjelbërt Draft Buxhetit 2022-2024.

div.meta-author { display:none; }