
06/03/2022 19:26
Në manifestimin me rastin e zbulimit të Pllakes përkujtimore , kushtuar formimit të Njësitit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Togu 1 në Kostërc të Brigadës 112, Arben Haliti të zonës operative të Drenicës”, si dhe zbulimin e Lapidarit të dëshmorit Kamer Spahiu, i cili sikurse shumë deshmorë të tjerë nuk e kurseu jetën për lirinë që ne sot e gëzojmë,shkruan “Radio-Ylberi”.
Në mesin e shumë të pranishmëve ishte Ministri i mbrojtjes z.Armend Mehaj, ish Ambasadori Avni Spahiu, Vetranët , përfaqsuesit e Shoqatave, të dalur nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,qytetarë nga qytetet tjera dhe bashkëvendas të fshatit Kostërc të Drenicës.
Në emër të njësitit të Togu-t të UÇK-së rreth themelimit dhe aktiviteteve, foli veterani Rushit Haliti, cili tregoi rrugën nga themelimi i Togut si dhe të rënët deshmorë qe ishin në mesin e tyre. Mirëpo sipas tij vetranët sot janë të pa respektuar nga Institucionet Kosovës.
Florim Rrustemi foli në emër të shoqatës së veteranëve të dalur nga lufta. Edhe ky kërkoi nga Instucionet qendrore që këto kategori të kenë përkrahje më të madhe.
Në emër të bashkëluftëtarëve të rënë dhe në emër famijarëve të dëshmorëve të rënë, për një fjalë falenderuese foli, ish luftëtari i Njësitit z. Bashkim Kamer Spahiu i cili tha:
“Dua të falenderoj Institucionet e Republikës së Kosovës, e në mënyrë të veçantë Agjensionin për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, për realizimin e këtij projekti. Realizimi i këtij projekti është shumë domethënës dhe një vlerësim direkt i sakrificës dhe kontributit në luftë të njësitit tonë dhe qytetareve te kësaj zone. Përtej kësaj ky projekt do të jetë një frymëzim për të rinjtë e sotëm dhe brezat e ardhshëm në edukimin e tyre në frymën e atdhe-dashurisë.
Duke kujtuar dhe dokumentuar të kaluarën kështu dhe në forma të tjera ne ndërojmë të ardhmen në themelet e sigurta. Së fundi dhe paralelisht me falenderimet ne kërkojmë dhe inkurajojmë Institucionet tona që projekte të tilla të realizohen cep më cep të Kosovës.
Në fund u bë zbulimi i Pllakës Inaguruese ,kushtuar formimit të Njësitit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Togu 1 në Kostërc të Brigades 112 Arben Haliti të zonës operative të Drenicës”,inagurimi të objektit- shtabi lokal të UÇK-së si dhe u bë zbulimi i Lapidarit të dëshmorit Kamer Spahiu.
Duhet përmendur se ish ushatrët e Njësitit të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës kanë dhuruar donacionin prej 1000 euro Fondit të Sigurisë.