News That Matters

Mbahet dëgjimi publik për Draft- Statutin e QKMF-së

Në sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës sot është mbajtur dëgjimi publik për Draft-Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë.

Këtë diskutim publik e udhëhoqi drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, ndërkaq pjesëmarrës ishin drejtori i QKMF- së, Dr. Fevzi Sylejmani, zyrtarë të Drejtorisë së Shëndetësisë, infermierë, doktor dhe të interesuar tjerë.

Ky Draft- Statut është miratuar nga Këshilli Drejtues i QKMF-së, “Dr. Nexhat Çuni”, duke u bazuar në formën unike të Draft- Statutit të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë për të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kosovë, ku ka marrë aprovimin nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Pasi është mbajtur dëgjimi publik, ky Draft-Statut, nga Drejtoria për Shëndetësi do të procedohet për aprovim në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

div.meta-author { display:none; }