
30/10/2021 09:01
Një djalë nga Malisheva ka kanosur babain e tij, e ky i fundit e ka raportuar rastin në polici.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se babai ka raportuar se deri tek kanosja erdhi pas një mosmarrëveshje, përcjell “Radio-Ylberi”
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, i ka kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Tutje, në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.