
03/05/2022. 22:19
Presidenti francez Emanuel Macron i ka kërkuar Vladimir Putinit të ndalojë agresionin katastrofik në Ukrainë.
Gjatë bisedës telefonike që zgjati më shumë se dy orë Macroh shprehu shqetësimin për situatën një Donbas dhe Mariupol, ndërsa i bëri thirrje Rusisë të lejojë operacionet e evakuimit nga fabrika e çelikut Azvostal në Mariupol.
Siç u bë e ditur, presidenti francez u fokusua tek efektet e agresionit rus, ndërsa iu drejtua Putinit me një thirrjeje të re për armëpushim, shkruan abcnews.al.
Macron i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund agresionit të saj shkatërrues dhe të marrë përsipër përgjegjësitë e saj si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
Në fillim të kësaj jave, presidenti francez foli me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe shprehu angazhimin e tij për mbështetjen ushtarake.