News That Matters

Lumezi kërkon rishqyrtimin e rastit të të dënuarit me tetë muaj burgim për dhunimin e 15-vjeçares

26/10/2021 14:27

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar shqyrtimin e lëndës së dënimit të një burri me vetëm tetë muaj burgim për dhunimin e një 15-vjeçareje.

Ai ka kërkuar që të merren të gjitha veprimet për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale PP.nr. 68/12 të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në kumtesë.

div.meta-author { display:none; }