News That Matters

Lufta në Ukrahinë sot , copy, paste e “Jugosllavisë”

05/03/2022

*Nga Astrit Gashi

Sot lufta në mes të Ukrahinës dhe Rusisë është një copy-paste e luftës në ish Jugosllavi. Vllazërim- Bashkimi i tyre u fundos ashtu siq u fundos krijesa artificuale e Josip Broz Titos. Rusët dhe Ukrahinasit janë popujë vëllazërorë kjo u mesua kudo, por kjo nuk do të thotë se ata duhet ta duan njëri-tjetrin për këtë arsye.

Edhe dallimet e vogla kulturore mund të çojnë në përbuzje ndaj njeri tjetrit, njësoj sikurse në federaten atificale pas vdekjës se Jugoslkavise që ishte Serbi Mali i zi. Edhe pse kur njerëz nga kultura të ndryshme takohen, pinë kafe dhe kërcejnë së bashku, kjo mund te funksionoi gjatë një udhëtimi pushimi apo një ndeshje sportive por jo për të jetuar se bashku në një shtet!..

Njerëzit lodhen pas dekadash kolapsi e pritje për një jëtë më të mire. Në kohë të tilla lindin oligarkët dhe kompanitë që nuk njohin komb e shtet por ata njohin vëtem parat.

Kjo dukuri ka ndodhe , Jugosllavi, Kosovë e tani në Ukrahinë e qe popullata në përgjithësi flasin keq për oligarkët, por në praktikë ata votojnë per tutorin apo oligarkun e tyre lokal ose rajonal ai është garantuesi i vendeve të punës dhe financave, edhe pse një garantues i pasigurt.

Ajo që po shohim ditët e fundit është se si po manovrojnë oligarkët në Ukrainë – a duhet të punojne me BE dhe aleatet e tyre të NATO apo ml Rusinë ?!.. Një mendim jo i paarsyeshëm është se disa nga oligarkët tashmë kanë filluar të flasin me Rusinë. Sikurse dikur kur Kosova blinte armë në Serbi.

Putin dëshiron të rrëzojë Zelensky dhe qeverinë e tij dhe oligarkët që e mbështesin, por dyshoj se Putin mendon se mund të kontrollojë Ukrainën pa ndihmën e oligarkëve vendas.

Por një është e sigurtë se për oligarkët më rendesi është më rujtë pushtetin e tyre pavarësisht nëse është fituse Rusia apo Shtetet e Bashkuara që emërojnë qeverinë e ardhshme të Ukrahinës.

Kjo që shohim sot është shumë se kaq! Është sprovë për shtetet e BE-së,SHBA,NATO-n … Është përpjekje për një rend të ri botëror,kërcnim për civilizimin e sotem dhe shkatrimin OKB -së…
Ndersa ata që friksohen nga lufta berthamore, fleni dathë se kjo nuk do ndodhë…..

div.meta-author { display:none; }