News That Matters

Luajti me gjendjen emocionale të Egzonës, Trixa rrezikon të largohet nga ‘BBV’?

19\01\2022 20:11
Dy ditë më parë, ‘Vëllai i Madh’ dha një detyrë për Trixën dhe Donalin.

Këta vendosën të dramatizojnë ngjarjet brenda shtëpisë, ku Trixa e ‘akuzonte’ Egoznën për pëlqim ndaj Donaldit, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, këtë situatë, banorja nuk e ka përjetuar mirë, e cila dukej mjaftë e prekur në ato momente.

Kjo ‘shaka’ nga Trixa shkaktoj reagime të shumta edhe nga publiku, të cilët i dolën në krahë Egzonës dhe pafajësisë së saj.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, është moderatorja Arbana Osmani e cila lexon një vendim të prerë nga ‘Vëllai i Madh’ në të cilin thuhej se banorët mund të zhvillojnë lojë brenda shtëpisë, por të mos cenojnë shëndetin mendor dhe emocional të banorëve.

“Formati Big Brother zhvillohet sipas një protokolli të përcaktuar më patë të mirëqenies së çdo konkurrenti. Çdo banor që bëhet pjesë ka përmbushur testet mjekësore dhe psikologjike të kërkuara paraprakisht nga vëllai i madh dhe ju e dini se i jeni nënshtruar të gjithë këtyre testeve. “Vëllai i Madh” i kushton kujdes të veçantë lojërave dhe sfidave diskutimeve dhe debateve që vet banorët duan të zhvillojnë brenda duke i lenë të pavarura, të jenë lojëra që të mos cenojnë shëndetin mendor dhe emocional të banorëve të tjerë dhe të mos nxisin asnjë lloj ndikimi psikologjik. Këtë e konsiderojnë sjellje të papranueshme, ngacmimin, bullizmin, diskriminimin, kërcënimin qofshin këto për lojë ose në kuadër shakaje”, ishte vendimi i produksionit, të cilin Arbana e tha ditë më parë.

Se a do të dalë apo jo, mbetet të kuptojmë në episodin e sotëm.

div.meta-author { display:none; }