News That Matters

Loshi:Albini ka retorikë të zhvilluar,por gjuhësisht edhe ai po ia huqka ngapak

31/01/2022 22:12
Liri Loshi, doktori i mjekësisë, shkrimtari, ish redaktori i gazetës të studentëve të viteve 80- ta Bota e re, mjek i luftës dhe viteve të fundit aktivisti i VV, në një postim e ka kritikuar Kryeministrin Kurti.

Ai e ka kritikuar Kryeministrin lidhur me t’shprehurit e tij në një konferencë, ku Kurti ka folur edhe  për propozimin e ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike, duke thënë se “…Ta zëmë, unë nuk e kam numrin e telefonit të kryesuesit të bordit…


Sipas tij qartësimi i tepërt nganjëherë kalon në banalitet. 
Qartësimi i tepërt nganjëherë kalon në banalitet. Edhe nëse dëshiron të bindesh të tjerët se nuk ke kontroll as ndikim mbi një institucion të pavarur, nuk është se të beson dikush vetëm për faktin se nuk e ke numrin e kryesuesit të bordit!

Loshi shtoi se një kurs i gjuhës shqipe nuk do t’iu bënte dëm politikanëve
Nejse, Albini ka retorikë të zhvilluar më shumë se të gjithë politikanët tjerë. Së pakut, disa herë më shumë se unë, por gjuhësisht edhe ai po ia huqka ngapak. Të tjerët ia huqin nga shumë.
Një kurs i gjuhës shqipe nuk do t’iu bënte dëm politikanëve” shkroi ai.

Postimi i plotë: 

 

div.meta-author { display:none; }