News That Matters

Lorik Cana bëhet me banesë në Shkup për simbolikën unike

23/07/2022. 22:51

Ish-futbollisti Lorik Cana ka bërë një blerje të re së fundmi.

Ai është bërë pronar i një apartamenti në Shkup.

Deri këtu, pak e hiç mund të prodhonte lajm, mirëpo simbolika është krejt e veçantë.

Këtë blerje, ish-kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare e ka bërë me një qëllim të vetëm – që të ketë shtëpi në tre qendra shqiptare.

Pas Tiranës, Prishtinës tashmë radha ka qenë e Shkupit.

Dikush i ka propozuar Canës që të veprojë njëjtë me një shtëpi në Preshevë, e dikush tjetër në Ulqin, për të kompletuar shtëpitë në trojet e Shqipërisë Etnike.

Propozimit për Preshevë, Loriku i ka replikuar duke u shprehur: “Pse jo?”.

div.meta-author { display:none; }