
Loja më e famshme në botë, tani me edicionin shtetëror, MONOPOLY KOSOVA!
Lojtarët mund të kënaqen duke luajtur me pamjet më piktoreske që Kosova i ofron, nga Mitrovica te Newborn-i në Prishtinë: të gjitha mund i keni!
Fillojeni aventurën me një udhëtim në Pejë për të vizituar Grykën e Rugovës, duke e vazhduar me një ngjitje në Malet e Sharrit.
Eksploroni Prizrenin historik ndërsa kur ju mungon natyra, vizitoni Liqenatin për të përjetuar bukuritë që i ofron.
Në këtë edicion special, ju mund të investoni në kompanitë më të mëdha dhe në këtë mënyrë të rrisni profitin tuaj! Hapni letrat e Shansit dhe Arkës së Komunitetit për shpërblime dhe dënime të papritshme.
Bëhuni gati të hidhni zaret dhe të ndërtoni perandorinë tuaj të Kosovës!