
01/10/2021 11:22
Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, tha se rënia e importit për dy javët e fundit nga Serbia, për shkak të bllokimit të pikave kufitare, ka qenë rreth 10 përqind, njofton Klankosova.tv.
“Është pak e vështirë që brenda një jave me e nxjerr një shifër reale, por ka qenë një ndikim ndoshta rreth 10 përqind të rënies së importeve”, tha Llugaliu.
“Ka pasë vështirësi logjistike dhe të lëvizjes së ndërrimit të zyrtarëve, mirëpo kanë punuar gjatë gjithë kohës”
Ai po ashtu tregoi se ndërrimi i zyrtarëve doganor në veri është bërë së bashku me ndërrimin e Njësive Speciale.