
15/09/2021 23:01
Liverpool ka arritur që ta mposht Milanon me rezultat 3-2 në një ndeshje të çmendur në “Anfield”.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Liverpooli me autogolin e Tomori në minutën e nëntë të takimit.
Ndërsa, kur u mendua se pjesa e parë po përfundonte, në skenë doli Ante Rebic, për t’i barazuar shifrat në 1-1. Kurse, dy minuta më vonë, Diaz ia dhuroi epërsinë e parë dhe të vetme milanezëve në këtë takim.
Më të filluar pjesa e dytë, Salah barazoi shifrat në 2-2, i cili edhe e humbi një penallti në minutën e 14-të të takimit.
Kurse, për rezultatin përfundimtar u përkujdes Henderson me një supergol nga jashtë zonës për 3-2.
80’ Kanë mbetur edhe 10 minuta deri në fund të takimit mes Liverpoolit dhe Milanit, ku “The Reds” po vazhdojnë ta mbajnë epërsinë e krijuar që nga minuta e 68-të me anë të Henderson.
68’ Liverpool ka rikthyer avantazhin përballë Milanit fal një supergoli të Henderson nga distanca në minutën e 68-të të takimit.
61’ Kanë kaluar një orë lojë në mes Liverpoolit dhe Milanos, ku rezultati po vazhdon të jetë i barabartë, 2-2.
48’ GOOOL! Liverpool ka barazuar rezultatin me anë të Mohamed Salah, i cili e shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer për t’i barazuar shifrat.
46’ Ka nisur pjesa e dytë në “Anfield” mes Liverpoolit dhe Milanit ku pjesa e parë ishte një dramë e vërtëtë pasi që deri në pesë minutat e fundit ishte Liverpooli ai që udhëhiqte me rezultatin, por brenda dy minutave Milan riktheu gjithçka.
44’ Milan është duke bërë çmendurin në “Anfield”, pasi shënoi dy gola për dy minuta duke e përmbysur kështu epërsinë përballë Liverpoolit. Golin e barazimit e shënoi Ante Rebic ndërsa të epërsisë e shënoi Brahim Diaz
40’ Kanë mbetur vetëm edhe pes
ë minuta përpara se të përfundoj pjesa e parë në “Anfield”, ku rezultati po vazhdon të jetë akoma 1-0.
30’ Kanë kaluar gjysmë ore lojë në “Anfield”, në mes Liverpoolit dhe Milanos ku rezultati po vazhdon të jetë ende 1-0 në favor të “The Reds”. Kujtojmë se në minutën e 13-të Salah pati një mundësi të artë për ta dyfishuar epërsinë nga penalltia, por dështoi.
13’ Penallti për Liverpoolin. Por, Muhamed Salah e humb një shansë të artë që ta dyfishojë epërsinë e Liverpoolit, pasi që goditjen e tij e ndali Maignan
9’ Gooool! Liverpool ka arritur që të shënojë me anë të Alexander Arnold për t’ia dhënë epërsinë e hershme “The Reds”, pas një aksioni fantastik
5’ Kalojnë pesë minuta lojë, ku Liverpooli po vazhdon ta mbajë nën kontroll lojën me disa sulme të rrezikshme
1’ Të parët që luajnë me topin janë Liverpooli