News That Matters

Lista Serbe po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme

15\01\2022 14:46

Edhe deputetët e Listës Serbe janë duke marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të ketë diskutim në lidhje me synimin e Serbisë për të organizuar referendumin kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Pasi ka filluar seanca ata janë parë Kuvendit të Kosovës, teksa kryeministri Kurti, po mbante fjalim.

Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me referendumin për çështje të brendshme të Serbisë në Kosovë.

Seancën është thirrur me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas takimit që patën krerët e shtetit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovë.

Gjatë kësaj seance, pritet të miratohet një rezolutë kundër organizimit të referendumit për çështje të brendshme të Serbisë në Kosovë.

Kjo rezolutë po bëhet në mbështetje të deklaratës së përbashkët të krerëve të shtetit, dhënë pas takimit të djeshëm me vendet e QUINT-it, ku njëzëri i thanë “jo”, kërkesës së Serbisë për të mbajtur referendum në territorin e Kosovës.

Pak para fillimit të seancës, deputetët e LDK-së e AAK-së janë parë në Kuvend.

Ndryshe nga ta, deputetët e PDK-së nuk e shohin të arsyeshme mbajtjen e një seancë të tillë, prandaj edhe kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë.

div.meta-author { display:none; }