
09\01\2022 18:34
Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj, ishte për ngushëllime tek familja Veseli me rastin e vdekjes së nënës së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Limaj tha se bashkëndjen dhimbjen me familjen Veseli.
Ai tha se kjo familje këtë moment të rëndë po e kalon pa kryefamiljarin e tyre.
“Sot, bashkë me bashkëpunëtorë qëndruam në familjen e ish kryeparlamentarit Kadri Veseli për të ndarë dhimbjen për vdekjen e nënës Ajshe Veseli! Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Veseli e cila këtë moment të vështirë po e kalon pa prezencën fizike të kryefamiljarit të tyre! Nëna Ajshe u prehtë në paqe!”.