News That Matters

Ligjërata e së premtes në xhamitë e Kosovës i kushtohet luftimit të dhunës ndaj gruas

Pas vrasjes së 18 vjeçare në Ferizaj, Bashkësisë Islame e Kosovës iu ka rekomanduar imamëve që ligjëratën e së premtes t`ia kushtojnë luftimit të dhunës ndaj gruas.

Këtë njoftim BIK e ka bërë në faqen zyrtare në Facebook.

“Nesër, me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”, thuhet në këtë njoftim.

Më tej, në njoftim theksohet se një ligjeratë e tillë pritet të mbahet në të gjitha xhamitë e Kosovës.

div.meta-author { display:none; }