
01/07/2022. 22:09
Nga, Agim Morina
Shote GALICA
(10 Nëntor 1895- 1 Korrik 1927)
LETËR E SHOTES AHMET ZOGUT DY VJET PARA SE ME VDEKË
“Shullaz, Krujë
Korrik 1925,
Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës.
Gjindem në katundin Shullaz të Krujës, kam edhe katër fëmijë jetimë me veti.
Janë fëmijët e luftarëve të vramë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrëngueme t’ju vej në dijeni se jam tuj vdekë bashkë me fëmijët jetim.”