
08/12/2021 21:19
Leonora Jakupi përmes një postimi në Instagram, ka zbuluar se që nga 10 dhjetori adhuruesit e muzikës së saj mund të kenë në duar mini-albumin e saj.
Ajo ka zbuluar se ky mini-album përmban vetëm pesë këngë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Për këtë album ajo më së shumti ka falenderuar, Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun, bashkëpunëtorët e saj të përhershëm.
“Armend dhe Aida, ju kam te shpirtit ne cdo hap te karrieres time si koleg e miq, prandaj ju falenderoj nga zemra”, shkruan ndër të tjerash Leonora Jakupi.