News That Matters

Leonardo DiCaprio bën paraqitje të rrallë në publik përkrah të dashurës 22 vite më të re

18/10/2021 15:25

Ai përpiqet të shfaqet rrallë në publik.

Por, Leonardo DiCaprio e bëri këtë të shtunën në mbrëmje (16 tetor) ndërsa ai dhe e dashura e tij Camila Morrone festuan ditëlindjen e një shoku në një darkë në klubin Soho House në Malibu.

Fituesi i çmimit Oscar, u pa të largohej nga festa ndërsa dukej anonime i veshur në të zeza, ndërsa modelja 24-vjeçare e kthyer në aktore shfaqi figurën e saj joshëse në një triko të shkurtër, duke e kombinuar atë me pantallona të zi me bel të lartë dhe të gjera bashkë një çantë të madhe po ashtu të zezë, shkruan DailyMail.

Aktorja e “Never Goin ‘Back” ishte grimuar në mënyrë elegante dhe kishte lënë të lira flokët e saj voluminoze.

Ndërkohë, partneri i saj, aktori i famshëm, ka qenë mjaft i angazhuar profesionalisht kohëve të fundit.

Më 10 dhjetor, ai do të luajë në komedinë “Don’t Look Up”, në të cilën ai u shfaq përballë Jennifer Lawrence si një palë astronomësh që mësojnë se kometa po i afrohet tokës dhe mund të përfundojë njerëzimin.

Xhirimet gjithashtu kanë përfunduar në fillim të tetorit në bashkëpunimin e tij të shumëpritur me Martin Scorsese, “Killers Of The Flower Moon”. Ai luan me Robert De Niro, Jesse Plemons dhe Lily Gladstone.

Ndërsa, e dashura e Leo’s së fundi është fokusuar më shumë në aktrim se në karrierën si modele.

div.meta-author { display:none; }