
01/02/2022 21:22
Sot në Zvicër shumë shqipëtarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia luajnë futboll në ekipe të ndryshme të futbollit nga ato kantonale deri tek kombëtarja.
Gjatë këtij viti kanë shënuar shumë gola në favor të Zvicrës.
Njëri nga këta futbollist është edhe Leon Jashari, djaloshi i ri i cili luan për “Fc Sion Team Valais”.
Leoni është njëri nga lojtarët më të mire në këtë ekip, dhe deri më tani ai në çdo ndeshje ka shënuar gola dhe gjithashtu ai është vlerësuar si golashënuesi më i mirë në ekip në kampionatin “Youth League”.
Leoni sa i përkët sportit po i shkon hapave të Granit Xhakes, Xherdan Shaqirit, pra lojtarëve shqiptar që po luajnë për Kombëtaren e Zvicres.