
22/05/2022. 13:41
Lidhja Demokratike e Kosovës ka drejtuar kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Sipas LDK-së, që gjashtë muaj që nga emërimi i Latifit në këtë pozitë “rezultatet e vetme konkrete deri më tani janë vetëm ardhje – vajtjet e tij jashtë vendit”.
“Ministri i Shëndetësisë, shumicën e kohës së tij po e kalon jashtë Kosovës, edhe pse vendi ynë është duke u përballur me probleme të mëdha në sistemin shëndetësorë”.
“Vetëm në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij, mbi 1000 punëtor shëndetësorë kanë mbetur tash e tre muaj pa paga; 45 mjek kanë ikur nga Kosova vetëm për një muaj; tash e një vit Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë, ndërsa vetëm për dy muaj mbi 200 qytetarë të vendit tonë, kanë kërkuar shërim jashtë vendit”, thonë në LDK.