
07/04/2022. 10:57
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti ka mushtuar qytetarët.
Ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo qeveri është duke bërë pesëfishin e secilit veprim që ka kritikuar sa ishte në opozitë.
“Më 14 shkurt 2021 LVV fitoj 51% të votave se pas 15 vite në opozitë arriti ti bind qytetarët se kur të vijnë në qeveri do të bëjnë mrekulli se do t’i ulin çmimet bazë të produkteve , energjia eklektike do të jetë më e lirë, mërgata do të kthehet të punoj në Kosovë e mbi të gjitha do të luftohet nepotizmi. Të gjithëve na kujtohet video e famshme e kryeministrit të tanishëm në fushatën e fundit ku thoshte kusheritë janë për dasma nuk ka me shku në ministri me krejt kusheritë. Qytetarët verbërisht i kanë besuar Kurtit dhe LVV duke mëndu se njëmend që meritokracia do të vije në vend dhe qytetarët e kualifikuar pa lidhje partiake e familjare do të mund të punësohen në konkurse të hapura”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka shtuar se ajo çfarë ka ndodhur me konkursin në KEK është vazhdimësi e kapjes së institucioneve.
“Jam këtu që në emër të LDK-së t’ju them se LVV-ja ju ka mashtruar dhe po bënë pesë fishin e secilit veprim që e ka kritikuar për 15 vite sa ishte në opozitë. Ajo çka ndodhi në konkursin e KEK-ut është vazhdimësi e kapjes së institucioneve që nga ditët e para të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje. Ne dje kemi dorëzuar kallëzim penal dhe shpresojmë që organet e rendit do të reagojnë dhe konkursi do të kthehet në pikën zero”, u shpreh Bajrami.
Deputetja paralajmëroi se në ditët e ardhshme LDK do të shpalos punësime të tjera militanteske dhe partiake të LVV-së nëpër institucione.