
23/12/2021 10:00
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe zyrtarë të tjerë të partisë, bëri homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 32-vjetorit të themelimit të partisë.
Pasi vendosi lule mbi varrin e Rugovës, Abdixhiku para mediave u shpreh se kështu po e nis njërin prej aktiviteteve të shumta që i kanë sot si parti, për ndër të themelimit të partisë, siç vlerësoi, më të vjetër demokratike jo vetëm për Kosovë e rajonin shqiptar, por edhe në të gjithë Evropën juglindore
“LDK më 23 dhjetor të vitit 1989 u themelua nga një grup interelektualesh të shquar në atë kohë, të cilët i kanë prirë një procesi të madh që është kurorëzuar fillimisht me lirinë e Kosovës, më pas me pavarësinë e Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit”.
“Gjate tri dekadave të shkuara, Lidhja Demokratike e Kosovës ka lënë gjurmë të pashlyera historike, të paaritshme për të ardhmen, dhe natyrisht edhe në dekadën e katërt roli i LDK-së do të jetë thelbësor në drejtimin e Kosovës drejt proceseve origjinale tona euroatlantike”, delaroi Abdixhiku.