News That Matters

LDK: Fjalimi i Kurtit në Kuvend ishte përçarës, ofendues dhe i padinjitetshëm

17\02\2022 13:22

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministri, Albin Kurti, që bëri në seancën solemne të Kuvendit.

LDK vlerëson se fjalimi i sotëm i Kurtit, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i padinjitetshëm, njofton Klankosova.tv.

“Ai sulmoi opozitën, mediet dhe fjalën e lirë. Një fjalim i tillë nuk mund të mbahet në festën e Ditës së Pavarësisë”.

Tutje, në reagimin e LDK-së thuhet se Kurti vazhdon të mos e përjetojë 17 shkurtin si festë e moment uniteti kombëtar të Kosovës.

“Duket që Kurti vazhdon të mos e përjetojë 17 shkurtin si festë e moment uniteti kombëtar të Kosovës. Ai edhe në këtë ditë të madhe, si para 14 vjetëve, zgjedh të ndajë e të përçajë popullin e Kosovës. Republika e Kosovës është vendi i vizionarëve politikë, i luftëtarëve, i dëshmorëve dhe i martirëve të lirisë, vendi dhe shteti ynë i përhershëm. Kush nuk e kupton, fyen sakrificën e popullit të Kosovës, siç bëri Kurti sot”, thuhet në reagimin e tyre.

div.meta-author { display:none; }