News That Matters

Lazim Destani: Tetova sot e ka nderuar familjen e Adem Jasharit

22/07/2022 22:18

E stolisur me flamuj kombëtar, Tetova sot e ka nderuar familjen e Adem Jasharit. Ishte kënaqësi e veçantë pjesëmarrja sot në ceremoninë e dekorimit me titullin Qytetar Nderi dedikuar Rifat Jasharit, vëllait të heroit kombëtar Adem Jashari. Në pamundësi për të qenë prezent vet Baca Rifat, nga Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, këtë dekoratë e pranoi biri i kryekomandantit, Lulzim Jashari.

Ky nderim që po i bëhet Rifat Jasharit është nderim dhe përkulje para madhështisë së familjes Jashari, për qëndresën, luftën heroike dhe martirizimin e kësaj familje për mbrojtjen e Kosovës, për mbrojtjen e Atdheut.

div.meta-author { display:none; }