
Lazim Destani për Konferencën Shkencore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë me 19 Nëntor, 2022 – Bern, Zvicër :
Konferencë Shkencore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë – tema: “Sfidat e Botës Shqiptare në Mileniumin e Ri”
Lazim Destani
Komunikatë nga këndvështrimi ekonomik;
Sfidat ekonomike dhe investuese në funksion të Bashkimit Ekonomik Shqiptar
I nderuar Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, z. Nazmi Jakurti,
I nderuar Kryetar i Këshillimores ABSM, z. Skender Nikoliqi,
Të nderuar pjesëmarrës,
Duke ju falënderuar për ftesën si dhe për mundësinë e referimit tim, Ju përgëzoj për organizimin e këtij Forumi, pikërisht tani në muajin nëntor, në muajin e festave tona kombëtare, Dita e Alfabetit Shqip, si dhe Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Më lejoni pra që përzemërsisht t’jua uroj festat tona kombëtare me dëshirën për rritje të ndërgjegjjes sonë kombëtare dhe zhvillimit gjithnjë e më të përparuar ekonomik e shoqëror të trojeve tona.
Në konferenca të këtilla shkencore zakonisht paraqiten analiza, trajtime apo pikëpamje teorike të bazuara në gjetje shkencore,ndërsa unë, në komunikatën time me titull “Sfidat ekonomike dhe investuese në funksion të Bashkimit Ekonomik Shqiptar”,jam fokusuar tek aspekti praktik i zbatimit të dijeve të fituara nga përvoja dhe veprimi im empirik gjatë pesë dekadave të aktivitetit e të punës sime.
Bashkimi Ekonomik Shqiptar, në historinë tonë më të re, është trajtuar edhe nga studiues të fushës së ekonomisë, siç janë dy librat e profesor Abdylmenaf Bexhetit, “Dekadat e mendimit ekonomik” (2004, 2014).
Tregjet në hapësirën tonë etnike, nga rrethana të njohura, kanë qenë të izoluara për një kohë të gjatë ndërsa vazhdojnë të jenë të fragmentuara në më shumë shtete të rajonit. Historia e padrejtënë trojet tona ka krijuar realitete ekonomike që lënë shumë për të dëshiruar. Diktatura dhe planifikimi i centralizuar i zhvillimit ekonomik gjithashtu ka qenë faktor shumë limitues ishfrytëzimit të resurseve tona natyrore, njerëzore si dhe ato kapitale duke na lënë në shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik dhe jo vetëm.
Tre dekadat e pluralizmit demokratik e të ekonomisë së tregut akoma nuk po arrijnë t’i rrëzojnë plotësisht barrierat administrative dhe ekonomike që po i mbajnë tregjet tona të fragmentuara. Gjithashtu edhe mungesa e infrastrukturës është një nga pengesat që tregjet tona i mban larg njëri tjetrit. Kjo ka bërë që vlonjati, tiranasi apo durrsaku më lehtë të transportojëproduktet greke apo italiane se sa produktet nga Kosova apo Maqedonia e Veriut dhe të mos flasim për kosovarin që vazhdon ta ketë më të lehtë transportin nga Serbia.
Gjatë këtyre tre dekadave në mese të ndryshme, në takime e konferenca të qeverive tona, gjithnjë e më shumë po e dëgjojmë shprehjen, bashkim kombëtar, por ajo që po shikojmë tregon një ecje shumë të ngadaltë në këtë drejtim. Nuk dyshoj tek dëshira e tyre për një ekonomi të bashkuar, për një treg sa më të bashkuarnë trojet tona, por kjo nuk është diçka që ndodh vetvetiu. Duhetbërë shumë punë e koordinime, harmonizime e heqje barrierash, investime në infrastrukturë si në rrugë automobilistike,hekurudha, porte detare, rrjete të transmetimit të energjisë elektrike, e të tjera.
Trojet tona kanë diversitet të rrallë të veçorive e të resurseve natyrore. Në njërën anë është bregdeti (400 km) me plazhet e shumta e mahnitëse që jep mundësi të shkëlqyer për turizëmveror. Në anën tjetër janë bjeshkët e mrekullueshme me terrene të shumta e të përshtatshme për ski e për rekreacion në stinën e dimrit. Pra ky diversitet jep mundësi ideale për zhvillim turizmigjatë gjithë vitit.
Sa i takon rezervave ujore, Shqipëria jo pa shkak konsiderohet si një vend i bekuar. Për numër popullate është vendi i dytë në Europë pas Norvegjisë. Sipas studimeve, në Shqipëri rrjedhin mbi 4 milion metër-kub ujë në orë, dhe përmes centraleve hidroelektrike, ke prodhim energjie sa të duash! Në anën tjetër, Kosova është ndër vendet më të pasura në Europë kur është fjala te rezervat e thëngjillit si lëndë djegëse për termocentrale. Me këto pasuri natyrore, trojet tona kanë potencial dhe perspektivë të sigurt për pavarësi energjetike. Arritja e kësaj pavarësie kërkon centrale dhe impiante moderne dhe sigurisht, ndërtimin e rrjetit për transmetimin e energjisë elektrike mes vendeve tona. Kur bën verë e thatë në Shqipëri, Kosova nuk e ka të vështirë ta shtojë prodhimin e energjisë elektrike përmes mihjessipërfaqësore të thëngjillit.
Për të qenë më konkret, në vitin 2014 menaxhmenti i grupit tonë të biznesit bëri studimin e fizibilitetit të një projekti nga sfera e energjisë, Projekti i Hidrocentralit të Skavicës në lumin Drin. Ky projekt iu prezantua kompanisë gjermane ndër më të njohurat në botë për prodhim energjie, RWE. Pas prezantimit, investitorët gjermanë të RWE nuk u bindën për t’i hyrë realizimit, jo sepse nuk ishte i qëndrueshëm projekti por vetëm sepse mungonte rrjeti rajonal për transmetimin e energjisë elektrike.
Pra për ta realizuar bashkimin ekonomik kombëtar janë të domosdoshme politikat e përbashkëta zhvillimore, në të gjitha aspektet. Atëherë do të kishim edhe treg të bashkuar me mbi gjashtë milion konsumatorë. Një treg i këtillë i yni do të ishte konkurrues me tregjet e rajonit, me atë të Serbisë, Greqisë apoBullgarisë.
Kur është fjala te mungesa e investimeve kapitale në trojet tona, dua ta theksoj se nga faktorët ekonomik, sërish tregu i vogël me fuqi të kufizuar blerëse mbetet ndër faktorët kryesorë. Në këtë tezë mund të replikohet me arsyen se tregjet tanimë pozgjerohen e rajonalizohen, siç është Ballkani i Hapur apo CEFTA, dhe se tregu i bashkuar shqiptar nuk është një koncept i qëndrueshëm. Përgjigjja ime në këtë rast është se, – niveli izhvillimeve tona, teknologjive dhe ekonomive tona akoma nukka arritur që për nga sasia, çmimi, mbase dhe cilësia, të jetëkonkurrues në tregun rajonal. Prandaj tregjet “mbrohen” dhe rregullohen përmes politikave të caktuara shtetërore. Sot vështirë se mund të futet birra italiane në Gjermani apo vera gjermane në Francë, e të mos flasim për djathin austriak të futetnë Zvicër. Shikoni pra se si i mbrojnë këto vende produktet e veta, madje i kanë dhe “krenari kombëtare”. Ndërsa tregjet nëtrojet tona i kemi hapur përtej takatit tonë konkurrues. Për ironi, e gjithë kjo ndodh në emër të liberalizmit dhe globalizmit ekonomik!
Falë atributeve që kemi ne shqiptarët si popull, shpirtit e përkushtimit për të arritur suksesin, të gatshëm për t’u përballur me sfida e për të sakrifikuar, duke shkuar edhe në vendet më të largëta të botës, ne kemi akumuluar kapital të konsiderueshëm për investime. Krahas kapitalit financiar, kemi fituar dhe eksperiencë e dije, kemi krijuar rrjete kontaktesh dhe operime në tregjet europiane e gjetiu. Nga i gjithë ky potencial, një pjesë e konsiderueshme mund dhe duhet të kanalizohet në trojet tona. Por një gjë duhet ta kuptojmë të gjithë, ndërmarrësit seriozë nukmendoj se thjesht dhe vetëm për motive kombëtare janë të gatshëm të investojnë kapitalin e akumuluar ndër vite me shumë mund. Motivi patriotik në mënyrë të padiskutueshme është i rëndësishëm, por krahas tij janë dhe faktorë të tjerë të aspektit të sigurisë e të lehtësirave që duhet të vijnë nga institucionet përkatëse të qeverive tona. Këtë e them duke u nisur nga vet eksperienca e grupit tonë të biznesit familjar por edhe nga diskutimet me miqtë e mi të sferës së biznesit. Si shembull po e sjell investimin që po bëjmë në Tetovë, ndërtimin e fabrikës për prodhimin e veturave elektrike “e.Go Mobile” që hodhëm gurin e themelit para dy a tre muajsh. Pra sikur të mungonte baza ligjore për investime strategjike në Maqedoninë e Veriut si dhe infrastruktura e ofruar në Zonën e Lirë Industriale në Tetovë, do ta kisha të vështirë ta bind menaxhmentin ndërkombëtar për alokimin e këtij investimi.
Për investitorët e mundshëm, faktor shumë me rëndësi është dhe gjetja e fuqisë punëtore me përgatitje adekuate sipas natyrës së investimit. Ky është një nga problemet thelbësore me të cilin përballen investitorët potencial. Ka vite që po flasim për nevojën e reformës në arsim. Në trojet tona duhet të kemi shkolla të mesme profesionale për të nxjerrë profesionistë të profileve të ndryshme nga të gjitha sferat e ekonomisë. Kjo është një punë shumë voluminoze që kërkon angazhimin e shumë punonjësve të arsimit, shkencës e të dikastereve përkatëse qeveritare.
Atdhetarizmi sot kërkon punë profesionale dhe vepra konkrete, këtë ua kemi borxh gjeneratave të reja. Nuk bëhet atdhetarizëm me folklorizëm patriotik. Duhet të krijojmë eko-sisteme dhe ambiente për biznes në trojet tona. Prandja në këto Konferenca shkencore gjërat duhet thënë troç sepse e vërteta që del nga këto Forume nuk mund të ambalazhohet me politesa dhe lëvdata jomeritore.
Kjo periudhë krize që po kalojmë tash e tre vite, nga fillimi ipandemisë dhe tash situata inflatorike dhe energjetike, do të jetë akoma më e vështirë, të paktën deri në fund të vitit 2023. Sipas parashikimeve të dala nga Institucionet më relevante financiare ndërkombëtare, investimet do të pësojnë rrudhje akoma më të madhe. Kjo do të ndodh edhe për shkak të kostove rritëse të kapitalit. Borxhet që shteteve u solli pandemia si dhe kostot e larta të energjisë si rrjedhojë e pushtimit të paprovokuar rus tëUkrainës, gjithnjë e më shumë do ta rritin “çmimin e parave”dhe me këtë, edhe reduktimin e investimeve. Fatura e “parave të shpenzuara” e të pafituara, që kulmoi me inflacionin rritës, po arrin tani. Çmimi i kapitalit në tregjet e kapitalit ka arritur deri në 7-8%, madje jo i kapshëm për vendet tona. Borxhet publike të vendeve tona, posaçërisht borxhi i Shqipërisë dhe Maqedonisësë Veriut, e kanë tejkaluar kufirin e 60 %-shit kritik sipas kriteriumeve të BE-së. Situata më e mirë mbetet në Kosovë për shkak të nivelit të borxhit të ulët (rreth 20% e Prodhimit të Brendshëm Bruto) dhe kjo është një rrethanë lehtësuese, nëse do shfrytëzohet si përparsi në këtë periudhë.
Në përfundim të kësaj komunikate dhe në frymë optimiste, mendoj se ndër rekomandimet që duhet të dalin nga kjo Konferencë shkencore do të duhej të jenë si në vijim:
-nevoja e përafrimit e deri te bashkimi i tregjeve tona etnike përmes politikave të përbashkëta të mbrojtjes nga importi imallrave të caktuara që mund t’i prodhojmë në tregjet tona,
-harmonizimi maksimal i politikave dhe tarifave doganore dhe tatimore deri te tarifat e përbashkëta, në fillim të paktën Shqipëria dhe Kosova e më pas edhe vendet tjera të rajonit,
-nevoja urgjente për lidhje infrastrukturore, si rrugë automobilistike, hekurudha si dhe rrjete energjetike,
-investime tek burimet njerëzore në sferën e arsimit në të gjitha nivelet, me stimulim të profileve specifike dhe teknike të nevojshme për ekonominë,
-investime kapitale në shëndetësi dhe ekologji përfshirëushqimin e shëndetshëm si dhe ekonomi qarkulluese në zinxhirin ekologjik të vendeve tona, dhe
-përkujdesja ndaj familjeve sociale.
Faleminderit!




