
Sipërmarrësi i suksesshëm Lazim Destani, si çdoherë edhe tani është në përkrahjen e popullit shqiptar. Në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar:
“Reshjet e mëdha të javës së kaluar në Kosovë lanë pas shumë toka e vendbanime të përmbytura. Është më se e nevojshme mbështetja e popullatës në raste të këtilla fatkeqësishë natyrore. Për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve tanë në Kosovë dje realizuam dërgesën e kontingjentit të ndihmave për zonat e përmbytura, Skënderaj, Mitrovicë dhe Klinë. Uroj sa më shpejt të kthehet normaliteti në këto vendbanime.”


