News That Matters

LAZIM DESTANI

07/03/2022 15:29
Mjafton të përmendet emri i tij dhe të dihet për kë është fjala, për kontributin e tij dhënë në çdo fushë të jetës
Të rrallë janë njerëzit si Ai.
Gjithmonë në krah të kombit e atdheut.
Shembull i solidaritetit.
Njeri në shërbim të lumturisë njerëzore.
I pamposhtur dhe gjithnjë dorë-zgjatur për popullin e vet.
Çelësi i tij shpirtëror hap derën e varfanjakut, kthen shpresën për jetë te i sëmuri, kthen shkëlqimin në institucionet kulturore e shkencore, me donacione që nuk arrijnë t’i përballojnë as qeveritë e fuqishme.
Dhe, Lazim Destani nuk ndalet…
Megjithatë, nuk pret të bëhet top-lajm në televizione e as në mediet e shumta si shumëkush.
Motoja e jetës së tij:
T’ia zgjatim dorën njëri-tjetrit, meqë kështu e kalojmë më lehtë çdo sfidë!
Dhe, si çdo herë tjetër, as sot, në Ditën e Mësuesit, dashamiri i arsimit shqip nuk mungoi aty ku e lypë dhe e kërkon nevoja…

div.meta-author { display:none; }