News That Matters

Laura Fazliu kualifikohet në finale të Lojërave Mesdhetare

30/06/2022. 14:47
Laura Fazliu është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja kosovare e ka mposhtur në gjysmëfinale xhudisten algjeriane Amina Belkadi.

Me këtë rast, ajo e siguroi medaljen e argjendtë, ndërsa atë të artë do ta kërkojë përmes përballjes në finale me spanjollen Cristiana Cabana Perez.

Xhudistja kosovare e mposhti në çerekfinale kroaten Iva Oberan pas një meçi mjaft interesant dhe të nivelizuar.

Paraprakisht, Laura kishte kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë pasi në çerekfinale e kishte mundur kroaten Iva Oberan, kurse rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në “Oran 2022”.

div.meta-author { display:none; }