News That Matters

Laura Fazliu, Flaka Loxha dhe Akil Gjakova eliminohen nga Grand Slami i Parisit

05/02/2022. 14:22

Gara e Grand Slamit që është duke u zhvilluar në Paris të Francës, ekipi kosovar i xhudos merr pjesë me katër garues.

Xhudistët që po përfaqësojnë Kosovën janë Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.

Loxha, Fazliu dhe Gjakova kanë përfunduar garën.

Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë u eliminua qysh në raundin e parë nga xhudistja çeke Vera Zemanova.

Teksa, Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë u mposht nga japonezja Masako Doi.

Ndërsa edhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë, raundin e parë shënoi fitore ndaj algjerianit Messaoud Redouane Dris, teksa në raundin e dytë u mposht nga Shakhram Akhadov.

Ndryshe trajneri Driton Kuka nuk ishte i kënaqur me suksesin në Grand Prix të Portugalisë, pasi sipas tij përformuan shumë larg mundësive që i posedojnë.

“Nora,Akili e Loriana janë në rrugëtimin e tyre stërvitor dhe shpejt ditë do startojnë drejt Paris 2024! Por si trener sdua asnjë herë të mbyll sytë para paraqitjeve jo të kënaqshme të gjeneratës tjetër që po vjen. Në Portugali garuan Erza,Flaka e Laura. Dhe performuan larg prej mundësive që i posedojnë!”,

“Pritjet ishin për secilën që do hyjnë në zonën e medaljeve,por ndodhi e kundërta asnjëra nuk ishte në nivel të duhur. Do i hulumtoj shkaqet të cilat jau kam thanë me qindra herë në stërvitje!”

“Unë sdo i fus nën tepih kur punët nuk ecin mirë. Kohëve të fundit rezultatet në disa sporte ishin shumë të dobëta e federatat e tyre besa edhe tjera institucione as që tregonin plasmanin përveç duke thurur lavde për asnjë të arritur!”, ka shkruar Kuka.

div.meta-author { display:none; }