
21/12/2021 15:13
Shemsedin Dreshaj ka pyetur Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, se çfarë po ndodh me spitalin e ri pediatri, i cili tash e disa muaj është gati por nuk ka personel brenda.
Latifi iu përgjigj Dreshajt në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me prioritetet dhe objektivat për sistemin shëndetësor në Kosovë, duke i thënë se nuk mund të thotë një datë të saktë lidhur me hapjen e tij, por i garantoi se do të përgjigjet shpejt sa i përket kësaj çështjeje.
“Nuk e dimë pse ka mbetur dhe pse nuk është hapur deri më tani, por unë jam takuar dje me kompaninë që ka qenë përgjegjëse për mbikëqyrjen e punëve të spitalit, kam pasur konferenca virtuale edhe me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë me Abu Dhabi. Kam edhe një takim tjetër me drejtorin e sistemin spitalor. Shumë shpejt mund t’ju përgjigjem kur do ta hapim. S’kemi me lënë asnjë gurë pa e rrotulluar me e gjet zgjidhjen sa më shpejt”, tha Latifi