News That Matters

Latifi e fton në takim bordin e ShSKUK-së

25/05/2022. 12:21

Me t’u kthyer nga Amerika, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, të mërkurën ka ftuar bordin e Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në takim me Ministria e Shëndetësisë, me qëllimin e vetëm që kjo trup të raportojë për gjendjen aktuale në shëndetësi.

Takim ky që ka nisur prej orës 10-të të paradites.

Madje ky takim rastis të jetë një ditë pasi që Komisioni Parlamentar për Shëndetësi ka kërkuar që në mbledhjen e radhës të raportojnë ministri Latifi, ai i Finanacave Hekuran Murati, si dhe kreu i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Kjo për shkak se deputetët kanë ngritur shqetësimet sa i përket mos pagesave të stafit mbështetës për gati tre muaj, të cilët janë mbi një mijë sosh, çështjen e kardiologëve invazivë, të cilët janë hyrë në grevë si shenjë pakënaqësie ndaj statutit të ri.

div.meta-author { display:none; }