News That Matters

Largohen barrikadat në Jarinjë

02/10/2021 16:04
Ushtarët e KFOR-it tashmë kanë marrë nën kontroll situatën në veri, teksa serbët kanë larguar barrikadat që kishin krijuar para dy javësh.

Nga Jarinja po ashtu janë larguar edhe Njësia Speciale e Kosovës

Qarkullimi i veturave tashmë ka filluar në këtë anë.

Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për reciprocitet para dy ditësh.

Marrëveshja parasheh që serbët të largojnë bllokadat nga rrugët, e që në vendkalimet kufitare të vendosen ushtarët e KFOR-it, po ashtu nga marrëveshje është paraparë që të largohet edhe Njësia Speciale

div.meta-author { display:none; }